Fier, 19-vjeçari me makinë aksidenton për vdekje këmbësoren

Një 60-vjeçare këmbësore është aksidentuar për vdekje në Fier. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës rreth orës 20:30 në fshatin Zhupan.

Sipas policisë “Romeo Bida rreth 19 vjeç, banues në fshatin Bashkim, Fier, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 153 PO ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen F.G, rreth 60 vjeçe, banuese në fshatin Zhupan, e cila gjeti vdekjen e menjëhershme.”

Shtetasi Romeo Bida është shoqëruar në Komisariat dhe po kryen veprimet proceduriale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor dhe  po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?