Fier, makina përplas burrë e grua, po udhëtonin me një karrocë me gomar

Një çift bashkëshortësh janë aksidentuar nga një automjet, duke mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shën Pjetër të Fierit, ku çifti është përplasur nga një automjet, ndërsa ishin duke udhëtuar me një karrocë me gomar.

Të plagosurit janë Irakli Nune 56 vjeç dhe bashkëshortja e tij F.N, 54 vjeçe., të cilët ishin duke u kthyer pasi kishin punuar tokën.

Drejtuesi i mjetit ka dërguar në spital dy të plagosurit. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Ora News - Fier, makina përplas burrë e grua, po udhëtonin me një karrocë me gomar

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?