Fier, vetëplagoset me çifte në banesë 53-vjeçari
Aktualitet E Martë, 25 Maj 2021 10:54
Një 53-vjeçar nga Fieri është vetëplagosur me çifte. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:00, në lagjen “Sheq i Madh”.
Sipas policisë është vetplagosur me çifte në banesë shtetasi F.M, 53 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në sallën e operacionit.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

