Flamuri i Malit të Zi ngrihet në selinë e NATO-s

NATO ka mirëpritur sot Malin e Zi si anëtarin më të ri, me ceremoninë e ngritjes së flamurit malazez në selinë e aleancës në Bruksel.

“NATO është një aleancë e demokracive, e bashkuar nga qëllimi i vetëm: të qëndrojë me secilin dhe ta mbrojë njëri-tjetrin”, tha sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.

Ai këtë e ka vlerësuar këtë ditë si historike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mali i Zi i bashkohet NATO-s si i barabartë, me ulëse në tavolinën tonë dhe me zë të njëjtë në krijimin e të ardhmes së aleancës”, tha Stoltenberg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai e ka uruar presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic, dhe popullin malazez për “çdo gjë që ka arritur”.

Mali i Zi u bë anëtar me të drejta të plota në NATO, në ceremoninë e pardjeshme në Uashington.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?