Flet psikologia e kopshtit: E vërteta e dhunës së ushtruar nga edukatorja ndaj 2 fëmijëve
Ajo gjithashtu tha se ka dy vite që punon me edukatoren Denida Rexhepi, dhe u shpreh se nuk kishte parë të ndodhte një gjë e tillë. Megjithatë Cici shtoi se me ardhjen e policisë u dorëzuan pamjet filmike për bashkëpunim.
Ngjarja
Pas denoncimit të bërë nga dy nëna të dy fëmijëve, 30-vjeçarja ra në prangat e policisë për ushtrim dhune fizike ndaj fëmijëve të mitur në një kopsht privat në rrugën “Nikolla Lena”.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të këtij kopshti, bën me dije policia.
“Kjo shtetase është arrestuar , sepse me datë 04.06.2017, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr 2, janë paraqitur shtetaset J. B. dhe M. L., të cilat kanë bërë kallzim duke pretenduar se më datë 30.05.2017 dhe 31.05.2017, shtetasia D.R, duke kryer detyrën e saj si edukatore pranë një kopështi privat në rrugën “Nikolla Lena”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre të mitur në këtë kopsht,” shkruhet në njoftimin e policisë


