Fluks automjetesh në Morinë

Radhë të gjata automjetesh ka sot në pikën kufitare të Morinës. Shkak duket se është kthimi i kosovarëve në shtëpitë e tyre në Kosdovë, pasi kanë kaluar fundjavën në Shqipëri.

Policia e Kosovës po punon me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët. Ky fluks i lartë lëvizjesh filloi menjëherë pas rritjes së temperaturave dhe përmirësimit të motit.

Siç shihet nga pamjet, në Doganën e Morinës janë krijuar disa rreshta me makina që presin të kalojnë kufirin Shqipëri-Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?