Forcohet bashkëpunimi Shqipëri-Itali kundër krimit të organizuar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita zhvilloi një takim me Drejtuesin e Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Policor të Italisë, Lorenzo Bucossi, ku u vlerësua partneriteti mes dy vendeve si model suksesi në rajon. Gjatë takimit u theksua rëndësia e shkëmbimit të informacionit, operacioneve të përbashkëta dhe koordinimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe narkotikëve. U diskutua gjithashtu vijimi i operacioneve për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar dhe bashkëpunimi gjatë sezonit turistik, me praninë e policëve italianë në Durrës dhe Vlorë. Në fokus ishte edhe forcimi i trajnimit policor, ku u dakordësua që një efektiv shqiptar të ndjekë studimet në Akademinë e Policisë në Itali.

Njoftimi i plotë

Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mirëpriti në ambientet e DPPSH-së, Drejtorin e Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Policor, Drejtues i Lartë i Policisë italiane, Lorenzo Bucossi. Në fokus të takimit ishte ecuria e bashkëpunimit shumë të mirë ekzistues ndërmjet policive të të dy vendeve. Drejtori i Përgjithshëm Skënder Hita garantoi Drejtuesin e Lartë Lorenzo Bucossi, se marrëdhëniet shumëdimensionale mes dy policive do të forcohen akoma më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana e tij, Drejtuesi i Lartë Lorenzo Bucossi vlerësoi gatishmërinë, vendosmërinë dhe vizionin e Drejtor Hitës, për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe e ftoi atë për një vizitë pune në Policinë italiane. Gjatë takimit u diskutuan prioritetet e bashkëpunimit hetimor dhe operacional, duke përfshirë shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin e veprimeve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, si dhe intensifikimin e masave për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike dhe të trafikimit të lëndëve narkotike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fokus të takimit ishte edhe vijimi i operacioneve të përbashkëta për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit gjatë sezonit turistik, për praninë e policëve italianë në Durrës dhe Vlorë, në mbështetje të Policisë së Shtetit, si dhe forcimi i bashkëpunimit mes akademive të Policisë, në fushën e trajnimit dhe edukimit policor.

Në këtë kuadër, u dakordësua që një punonjës i Policisë së Shtetit të ndjekë studimet në Akademinë e Policisë në Itali. Në takim morën pjesë edhe Drejtori i Departamentit për Policinë Kriminale, Drejtues i Lartë Neritan Nallbati, Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi, z. Giuseppe Giliberti, Drejtues i Parë i Policisë së Shtetit të Italisë, si edhe Eksperti për Sigurinë në ambasadën italiane në Shqipëri, Drejtues i Parë i Policisë italiane, z. Fulvio Manco.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?