Foshnja 6 muajsh mbetet mbyllur në një apartament te “Fresku”, nxirret nga zjarrfikësit

Një foshnjë 6 muajshe ka mbetur e mbyllur brenda apartamentit në një pallat mëngjesin e sotëm në zonën e “Freskut” në Tiranë.
Sipas informacioneve, nënës i është mbyllur dera dhe ka ngelur jashtë, ndërsa fëmija ndodhej brenda ambienteve të apartamentit. Pasi nuk ka mundur ta hapë e vetme, nëna ka lajmëruar forcat zjarrfikëse të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Sikurse duket në pamjet e mëposhtme me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse foshnja është nxjerrë jashtë me shkallë.
Janë të shumta rastet kur forcat zjarrfikëse të Tiranës ndërhyjnë jo vetëm për shpëtimin e jetëve nga zjarret, por dhe nga aksidentet apo raste të tjera emergjente duke ndërhyrë në kohë rekord.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?