FOTO/ Dënohet me burg ‘Tajsoni shqiptar’, ‘truri’ i trafikut të heroinës
42-vjeçari Gazmir Moku, i njohur si “Gazi” po “Tyson” për fizikun e tij të fuqishëm, është dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim dhe 6 mijë euro gjobë nga gjykata e shkallës së parë në Vicenza të Italisë.
Ai u ndalua disa muaj më parë, fill pasi i shiti një dozë heroinë një konsumatori.
Gazmir Mokut iu gjetën 20 gram drogë që ai e kishte fshehur në banesë dhe në vendin e punës, në një fabrikë.
Prokuroria e ka cilësuar përgjegjës për shumë raste të shitjes së drogës në gjithë zonën e Vicenza-s perëndimore nga viti 2014 e deri kur është arrestuar, në dhjetor 2016.
Moku banonte në rrugën “Cristofari” në Montorso (Vicenza)./syri

