FOTO/ E përplas makina dhunshëm, shqiptari në luftë me vdekjen
Një shqiptar është duke luftuar për të qëndruar në jetë, pasi është lënduar në një aksident të dhunshëm të ndodhur gjatë orëve të vona të ditës së djeshme në komunën Cassino (Itali).
Siç raportojnë mediat lokale, 40-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është përplasur nga një “Fiat Punto” teksa ecte në rrugë.
Pas përplasjes, ai është transportuar me helikopter në Romë, për ti dhënë ndihmë në spital.
Dinamika e ngjarjes mbetet për tu zbardhur nga hetimet.


