FOTO-Gjendet sasi tjetër e madhe droge në det, asnjë i arrestuar

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës po punojnë për identifkimin dhe kapjen e autorëve, pasi:

Më datë 03.05.2017, në vijim të kontrolleve të ushtruara nga Shërbimet Bregdetare,  në vendin e quajtur “Kepi i Palit”,  në breg të detit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Swiss Digital Desktop Reklama

• 74 pako të mbështjella me celefon të tejdukshëm me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, me peshë 115 kg e 900 gr.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor vijon punën për zbulimin e origjinës së lëndës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 283/a  të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?