FOTO/ “I forti” nga Puka terrorizon banorët e fshatit, qëllon me breshëri kallashnikovi (Emri)

Një i ri nga Puka ka terrorizuar banorët e fshatit Gojan i Madh, pasi ka qëlluar disa herë në ajër me kallashnikov. Ngjarja në fjalë ndodhi ditën e sotme. Burime zyrtare pohuan se në pranga ra Martin Gjergji, ndërsa jashtë banesës së tij janë gjetur 46 gëzhoja.

NJOFTIMI I POLICISE
Me datë 03.05.2017 jemi njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri në fshatin Gojan i Madh. Menjëherë në drejtim të fshatit Gojan janë nisur forca të shumta policie si dhe grupi hetimor ku rezultoi se:
18870616_300139250411918_828591641_o
Në lagjen Brigjë, fshati Gojan i Madh, Njësia Administrative Gjegjan, Bashkia Pukë ku kanë konstatuar 46 gëzhoja model 56 të shpërndara në mënyrë të çrregullt në rrugën e shtëpisë së shtetasit Martin Gjergji. Pas një kontrolli të bërë në banesën e këtij shtetasi dhe ambienteve përreth saj, u gjet e groposur një armë automatike Model 56, 7 krëhëra, ku 6 prej tyre ishin bosh ndërsa njëri kishte 25 fishekë brenda, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
18946908_300139243745252_265730143_o
Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

18870473_300139233745253_1298141114_o

Swiss Digital Desktop Reklama

Martin Gjergji, 24 vjeç, banues në Gojan i Madh, Pukë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike” të parashikuara nga nenet 278 dhe 274 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?