FOTO/ I gjendet 4 kg kokainë e fshehur dhe 1.000 euro, arrestohet trafikanti shqiptar

Një 32-vjeçar shqiptar, me banim në komunën Romano di Lombardia dhe i njohur më parë nga policia, është arrestuar në flagrancë mbrëmjen e djeshme nga karabinierët e Treviglio-s (Itali).

Ai është vënë në pranga me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim shitjen.

Gjatë një bastisje në banesën ku jetonte shqiptari, efektivët gjetën 3 kg e gjysmë kokainë, disa gramë heroinë si dhe materiale për paketimin dhe peshimin e drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agjentët kanë gjetur gjithashtu mbi 1.100 euro, që u sekuestruan pasi dyshohet se janë përfituar nga trafiku i drogës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiptari është dërguar në burgun e Bergamo-s.

Droga u gjet nga efektivët, e fshehur në një apartament në qendër të Romano di Lombardia, ku jetonte një grua shqiptare, nënë e tre fëmijëve: 8,5 dhe 1 vjeç.

Edhe gruaja është nën hetim në gjendje të lirë për bashkëpunim në posedimin e drogës me qëllim trazimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?