FOTO/ Kush është burri ‘killer’ nga Shkodra dhe si i shpëtoi burgut pas vrasjes së gruas së parë
Zbardhen detaje nga krimi i rëndë që ndodhi në Shkodër, ku burri i moshuar vrau me armë gjahu gruan e tij 38 vite më të re në moshë.
Mësohet se Beqir Xhilaj, 74 vjeç ka vrarë Lumturie Xhilajn, 45 vjeçe.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 00:05, në fshatin Guci e Re Njësia Administrative Rrethina Shkodër.
Po ashtu portali i lajmeve ‘BalkanWeb’ ka siguruar foton e viktimës dhe të autorit të ngjarjes.
Rreth 17 vite më parë Beqir Xhilaj ishte akuzuar për vrasjen e gruas së tij të parë, por për mungesë provash ai ishte lënë i lirë.
Ekspertiza mjekoligjore kishte arritur në përfundimin se gruaja e tij ishte vrarë, ndërsa dëshmitë e familjarëve dhe banorëve të zonës pohonin krejt të kundërtën.
Lumturie Xhilaj, viktima
I njëjti skenar dyshohet se u përdor edhe këtë herë nga 74-vjeçari me gruan e tij të re, për të cilën njoftoi policinë e Shkodrës se ajo kishte vrarë veten.
Por pas marrjes në pyetje, ai kishte pranuar krimin.
Burime zyrtare bënë me dije se ndaj 45-vjeçares ishin qëlluar me çifte teke me 4 plumba, një prej të cilëve në qafë dhe të tjerët në trup.
Banorët e fshatit Guci e Re në dëshminë e tyre pohuan se Lumturia ishte gruaja e katërt e Beqirit, i cili tashmë do të përballet me akuzën ‘Vrasje’.



