FOTO/ Kush është drejtori i shkarkuar sot nga ministri i PD, ja për kë parti doli hapur në fushatë

Drejtori i Burgjeve në Tropojë, Granit Kurmekaj është pezulluar sot nga detyra dhe është kallëzuar penalisht nga ministri teknik i Drejtësisë, për veprën penale të përfshirjes në fushatën zgjedhore të një subjekti zgjedhor.

Shkak i këtij vendimi ka qenë pikërisht përfshirja e Kurmekaj në fushatë elektorale për Partinë Socialiste.

Referuar fotos së siguruar nga “BalkanWeb”, shihet qartë që drejtori i Burgjeve të Tropojës ka qenë pjesëmarrës në aktivitetet që kryesuesja e listës së Partisë Socialiste për Qarkun e Kukësit, Mimi Kodheli zhvilloi dje në luginën e Valbonës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?