FOTO/ Miliona euro vjedhjeve, shkatërrohet banda, 1 shqiptar i arrestuar. Emri

Një bandë e përbërë nga rumunë, egjiptianë dhe 1 shqiptar, e specializuar në vjedhjen e autobetoniereve, është shkatërruar nga karabinierët e Latisana-s në Itali.

Shtatë anëtarë të bandës janë arrestuar, mes tyre një shqiptar: Shkëlqim Kajo, 37 vjeç, raportojnë sot mediat lokale. Efektivët kanë arritur të rikuperojnë 8 autobetoniere me vlerë rreth 2 milionë euro.

Operacioni i koduar “Actros”, si emri i markave të autobetoniereve që vidhnin shqiptarët, nisi pas vjedhjes së tre mjeteve të tilla më 27 Korrik 2016, në një strukturë në Ronchis (Udine).

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas hetuesve, mjetet e vjedhura do të dërgoheshin ën Egjipt. Pas vjedhjes, mjetet fshiheshin në një strukturë të marrë me qira nga anëtarë të grupit. Autobetonieret ç’montoheshin e me synimin për tu dërguar në Egjipt, nëpërmjet detit, duke u fshehur në kontenierë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç kësaj vjedhje, për karabinierët italianë, banda është përgjegjëse edhe për vjedhjen e disa betorierevë të tjera:

  • Djë në Scorzè (Venezia)
  • Një në Susegana (Treviso) që u gjetën të treja në një strukturë në Bologna.
  • Dy në Montespertoli (Firenze) që u gjetën në një strukturë në Fiumicino (Roma).

Bandës i atribuohen edhe 3 tentativa vjedhje në Lombardi dhe Emilia Romagna.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?