FOTO/ Pengmarrje e rreme, tre shqiptarë në Milano arrestohen për tentativë zhvatjeje

Policia italiane ka arrestuar tre shtetas shqiptarë, dy gra të moshës 49 e 21 vjeç, dhe një burrë 21 vjeç, të akuzuar për tentativë zhvatjeje karshi një burri italian.

Viktima kërkoi ndërhyrjen e policisë teksa gjendej në një tren që vinte nga Roma drejt stacionit qendror në Milano, raportojnë sot mediat lokale.

Me mbërritjen atje, italiani duhej t’i dorëzonte 5 mijë euro një të njohurës së tij, shqiptare 21-vjeçare, për ta shpëtuar nga protektori i saj që e detyronte të prostituonte dhe e mbante peng, bashkë me djalin e saj të sapolindur, 30-ditësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Italiani e kishte njohur shqiptaren rreth katër muaj më parë dhe i kishte ofruar ndihmë ekonomike, pasi ajo i kishte lënë të kuptonte se po shfrytëzohej nga i fejuari, bashkatdhetar i saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Takimi u krye jashtë stacionit, në sheshin Luigi di Savoia dhe, kur gruaja u largua me një makinë bashkë me dy bashkëpunëtorët, policët i dolën para dhe bllokuan mjetin. Të tre tashmë janë arrestuar për zhvatje të mbetur në tentativë.

/syri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?