FOTO/ Shkon në spital të takojë fëmijën e porsalindur, arrestohet i kërkuari. Emri
Dëshira për të takuar fëmijën e parë i ka kushtuar lirinë një të riu.
Në kërkim që prej 24 marsit, Ilber Kozi, i akuzuar për grabitje me armë dhe plagosje, është kapur dje nga policia italiane në spitalin e Marcianise-s, Caserta.
Në atë spital ishte shtruar bashkëshortja e tij që sapo kishte lindur.
Ndaj 27-vjeçari shqiptar, rëndonte masa e arrestit me burg që prej 10 prillit 2017. Jo, pasi në 2012-ën, së basku me dy bashkëpunëtorë Xheli e Lulzim Daci) grabitën para nga banesa e një oficeri policie, raportojnë mediat italiane.


