FOTO/ Televizionet bojkotojnë Ramën, hakmerren për ligjin e reklamave

Ky mund të jetë rasti i vetëm kur qytetarët nuk panë parë pasditen e sotme Kryministrin Edi Rama në aparatet e tyre televizive.

Megjithëse sot për herë të parë u hap për publikun “Shtëpia e Gjetheve”, ndërtesa nga ku përgjoheshin qytetarët gjatë komunizmit, asnjë televizion informativ privat nuk e transmetoi.

Në këtë aktivitet ku mbajti fjalën edhe Kryeministri Edi Rama, ky i fundit nuk u shfaq në asnjë televizion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot këto televizione censuruan Kryeministrin pas ligjit të djeshëm të votuar në Parlament që ishte pjesë e marrëveshjes Rama-Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas këtij ligji, televizionet private detyrohen që gjatë fushatës zgjedhore t’i transmetojnë falas reklamat politike të të gjitha partive. Ky penalizim që u heq disa mijëra Euro të gjitha televizioneve private gjatë fushatës zgjedhore, ka detyruar pronarët e këtyre mediave që sot të censurojnë Kryeministrin Edi Rama duke i dërguar qartazi një mesazh; që nëse s’ka para, nuk ka as transmetim.

Të presim sa do të rezistojë ky bojkot i mediave ndaj Kryeministrit Edi Rama, i cili nuk lë rast pa u shfaqur në ekranet e shqiptarëve. /SYRI.net/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?