FOTO/ Tragetet në Durrës vazhdojnë punën, 5 anije pritet të mbërrijnë në det të trazuar

Porti i Durrësit njoftoi se moti i keq ka penguar pjesërisht përpunimin i anijeve, megjithatë tragetet e linjës Bari-Durrës po mbërrijnë në orar.

Pas 24 orëve me mot të keq dhe det të trazuar, në rajonin e Durrësit sot paradite vijojnë vetëm reshjet, çka pengon pjesërisht përpunimin e anijeve në portin më të madh të vendit.
Nga Qendra e Informacionit mësohet se dy tragetet e linjës Bari – Durrës kanë mbërritur në port sipas grafikut të parashikuar. Ndërkaq paradite pritet të ankorohet në Terminal edhe trageti “AF Michela” i linjës Ankona-Durrës.
Anija “NS Anxhela” që po shkarkon çimento rinfuzo vijon ti mbajë hambarët e mbyllur për shkak të reshjeve të shiut.
Në Terminalin e kontejnerëve po përpunohet pa probleme anija “Contship Vow”, ndërsa gjatë ditës pritet të mbërrijnë edhe 5 anije të tjera, dy nga të cilat me kontejnerë dhe tre të tjera me rreth 10 mijë ton mallra të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?