FOTO – VIDEO/ 3 kuintal drogë nga Shqipëria në Itali, jepet dënimi për 2 trafikantët

Ne foto: Shqiptarët e arrestuar

Ata u arrestuan nga policia e Leçes në Itali, pasi u kapën në flagrancë me rreth 3 kuintal marijuahë.

Dy prej katër të arrestuarve, Gentian Danaj e Edomond Dalipaj, të dy 39 vjeç, kanë pranuar fajin dhe janë dënuar me 3 vite e 3 muaj burgim secili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa ndaj dy shqiptarëve të tjerë të arrestuar, Bruno Sotai e Aulon Milo, të dy 29 vjeç, do të procedohet me gjykim të shkurtuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të katërt u arrestuan në 12 tetor. Droga e ndarë në 277 paketime, sipas hetuesve italianë, vinte nga Shqipëria, në bordin e një barke e gjatë 6 metra, që drejtohej nga Dalipaj.

Image

Ndërsa, shqiptarët e tjerë prisnin pranë bregdetit me dy makina tip “Seat Ibiza” dhe “Volkswagen Golf”.

Agjentët kishin pritur deri në momentin e ardhjes së skafit, për të arrestuar më pas në flagrancë 4 shqiptarët.

Hetuesit italianë besojnë se nuk është neutralizuar i gjithë rrjeti i trafikut. Dyshohet se skafi i vogël është ngarkuar me sasinë e marijuanës në det, për të mos rrezikuar të gjithë ngarkesën./ syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?