FOTO/ Vrasja e Klodjan Hysës në Itali, pushohen hetimet për policin që e qëlloi për vdekje

Prokuroria italiane ka kërkuar mbylljen e hetimeve për karabinierin që qëlloi me pistoletë shqiptarin 35-vjeçar Klodjan Hysa, duke e lënë të vdekur.

Gjatë hetimit, u rikonfirmua nga organi i akuzës versioni i formuar nga karabinieri nën hetim dhe kolegu i tij, i cili ndodhej në vendngjarje kur u qëllua shqiptari në Monte San Giusto, më 24 shkurt.

Plumbi që i morri jetën shqiptarit, sipas hetimeve, u qëllua aksidentalisht pasi Hysa, i cili ishte në bordin e një veture që rezultonte e vjedhur, për t’ia mbathur, kishte tentuar ti përplaste me makinë karabinierët.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pandehuri Giusto, i drejtoi pistoletën me plumb në gojë shqiptarit për ta trembur dhe sipas prokurorisë kjo ishte e ligjshme, pasi 35-vjeçari ishte i dyshuar për disa vjedhje në zonë dhe mbi të gjitha ishte në një makinë të vjedhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

ImageKlodjan Hysa

Në momentin që Klodjan Hysa i dha gaz makinës për tu larguar, karabinieri Giusto shkrepi pistoletën, plumbi bëri rikoshetë në makinë dhe qëlloi shqiptarin i cili më pas humbi jetën në spital.

Giusto ishte nën hetim për tejkalim të mbrojtjes së ligjshme.

Vendi ku ndodhi ngjarja, San Giusto (Macerata, Itali)

/syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?