Foto+Emri/ Itali, vdes në aksident i riu shqiptar dhe miku i tij
Një aksident automobilistik i mori jetën një djali të ri shqiptar, vetëm 21 vjeç dhe mikut të tij italian 24 vjeç.
Aksidenti është shënuar pasditen e të dielës, 10 mars në Pesaro të Italisë.
Makina në të cilën udhëtonin dy miqtë, Audi A 4 është përplasur me një makinë tjetër Hyundai. Mjeti drejtohej nga Giuseppe Troisi, 24 vjeç i cili humbi jetën në vendin e aksidentit, ndërkohë në sediljen e pasme ka qenë i ulur Juendi Xhani. Dy vajzat që udhëtonin me djemtë në makinë janë plagosur rëndë.
Hyundai drejtohej nga një burrë 71 vjeçar dhe kishte në bord një fëmijë 8 vjeç që janë lënduar lehtë.
Trafiku rrugor u bllokua për disa orë ndërsa policia nisi hetimet për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

(Ne foto: Ne te djathte: Juendi Xhani)

