Fotogaleri, çfarë nuk u pa në Kuvend dhe në protestën e artistëve
Debati për projektligjin e Teatrit të ri Kombëtar është përshkallëzuar në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, me kreun e opozitës Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë të saj që kërkojnë praninë e kryeministrit Rama në seancë.
Ndërsa jashtë ndërtesës, artistë, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe qindra mbështetës të Partisë Demokratike po protestojnë kundër ligjit.
Me pankarta në duar si “Unë jam teatri”, moto e cila ka shoqëruar protestën disa mujore, artistët dhe jo vetëm po shfrytëzojnë ndoshta mundësinë e fundit për të mos lejuar shembjen e ndërtesave.
Fotografi i LSA, Malton Dibra, ka fiksuar këto momente nga seanca e kësaj të enjte dhe e protestës.

