FOTOLAJM/ Shihni Shukri Xhelilin brenda ambjenteve të burgut pak ditë para lirimit

Ndërsa pret ditën për tu liruar ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili, i cili u regjistrua në një video teksa i kërkonte favore seksuale vartëses së tij më të re në moshë ka zgjedhur të ajroset.

 

Fotoja që boton sot “BalkanWeb” është shkrepur pak ditë më parë në ambientet e burgut të Durrësit, nga ku pret të lirohet shumë shpejt. Xhelili shfaqet me një tjetër të burgosur teksa ecën në oborr, me kanatjere në këto ditë të nxehta maji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak ditë më parë Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka ndryshuar akuzën për Shukri Xhelilin, ish-kryebashkiakun e Dibrës, duke dalë në përfundimin se ai nuk duhet të akuzohet për akuzën e “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, por për akuzën e “marrëdhënies seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruara detyrën”, mbetur në tentativë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke e deklaruar të fajshëm për këtë akuzës, Apeli ka vendosur dënimin përfundimtar me 1 vit e 8 muaj burg për Xhelilin. Ky dënim është 1 vit më u ulët se dënimi i Shkallës së Parë, në janar 2017, sipas të cilit ish-zyrtari u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg. Duke iu referuar kohës së arrestimit të Xhelilit në maj 2016 dhe qëndrimit të tij në paraburgim është e afërt dita kur ai do të shijojë lirinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?