FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTOT/ E pabesueshme, imazhi i Nënës Terezë shfaqet në një pemë

Imazhi i shenjtores shqiptare, Nënë Tereza është shfaqur në një pemë pranë një kishe në Liverpool, Angli.
Fotoja është bërë nga Kevin McKevitt, që mbeti i befasuar kur vuri re pamjen që ngjante me imazhin e shenjtores shqiptare.

Lajmi vjen në një kohë kur është mësuar se veshja e thjeshtë që mbante Nënë Tereza gjatë jetës së saj, është shpallur markë e mbrojtur.

Nënë Tereza mbante një sari të bardhë, me tre vija blu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Murgeshat e Misionit të Bamirësisë vazhdojnë që ta mbajnë këtë veshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por veshja e Nënë Terezës është shpallur markë e mbrojtur për të parandaluar përdorimin e pandershëm nga njerëz të ndryshëm për qëllime komerçiale.

Një avokat i urdhrit të murgeshave tha se që tani veshja e shenjtores është duke u shfrytëzuar për përfitime.

Veshja e ka identifikuar gjithmonë Nënë Terezën.

Historia e kësaj veshje daton në vitin 1948, kur murgesha shqiptare, me lejen e Romës, nisi që ta vishte shoqëruar me një kryq të vogël në shpatulla.

Raportohet se Nënë Tereza zgjodhi këto ngjyra, pasi simbolizojnë pastërtinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?