FOTOT/ Pas asamblesë të gjithë në kafe, Rama diskuton me Nikollën, Braçe i pret hovin
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste zgjati vetëm dy orë, por menjëherë pas saj të gjithë anëtarët kanë përfituar të relaksohen në kafe.
Disa prej fotove janë siguruar nga agjencia fotografike e lajmeve, LSA.
Në dalje, kryeministri Rama është parë fillimisht të diskutojë me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, e fill pas saj është fotografuar me Erion Braçen, që duket sikur i ka prerë hovin me ndonjë batutë. Kjo ka mjaftuar që kryeministri të ndalet e ta takojë, ndërsa nuk kanë munguar as të qeshurat në grup.












Kryeministri nuk është parë në kafe, por disa nga ministrat e tij si Fatmir Xhafaj e Etilda Gjonaj po.
Gjatë mbledhjes së sotme u bë analiza e 100 ditëve të para të qeverisë, kryeministri Rama përcaktoi si objektivin më madhor të këtij gjashtë mujori çeljen e negociatave me BE-së, për të cilat kërkoi edhe ndihmën e kryeopozitarit Lulzim Basha.
/BW

