FOTOT/ “Të paftuar në negociata”, ç’po ndodh tani në Pallatin e Kongreseve?

Pas 3 orë bisedimesh ku dolën në një marrëveshje në 1 të natës, Rama dhe Basha po flasin sot prej orës 10 për modalitetet dhe teknalitetet e paktit anti-krizë.

Rama-Basha po zhvillojnë një takim në Pallatin e Kongreseve. Ndërkohë, që bashkë me ta janë edhe stafet teknike.

Takimi nisi rreth orës 10:05, ku Rama ishte i shoqëruar nga Ëngjëll Agaçi, ndërsa lideri i opozitës nga Oerd Bylykbashi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazetarja Valentina Madani raporton se ambientet pranë vendit ku po zhvillohet takimi i kanë vizituar deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli, deputeti i PD-së, Kozma Dashi, demokratja Klodiana Shala, ish-deputeti Fatbardh Kadilli, gazetari Frrok Çupi etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ambientet e takimit janë parë të hyjnë herë pas herë truprojat e Edi Ramës, por jo ata të Bashës.

Deputeti i PD, Kozma Dashi

Klodiana Shala, Erla Mëhilli (zedhenesja e ish-kryeministrit Berisha)

Zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli

Deputeti i PD, Asllan Dogjani

Gazetarët në gatishmëri dhe Sandër Gjoka indiferent

Fatbardh Kadilli, i përqëndruar

PAKTI

Duket se 16 korriku do të jetë data e zgjedhjeve parlamentare pas marrëveshjes Rama-Basha dhe pranimin e paketës “McAllister +”.

Gazetarja Marsela Karapanço e “News 24”, duke cituar burime konfidenciale tha se data e zgjedhjeve që pritet të zyrtarizohet sot pas takimit tjetër mes dy liderëve të PS-PD që po zhvillohet në pallatin e Kongreseve është pikërisht 16 korriku, një datë kjo e parashikuar në paketën e risjellë në tryezë nga zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee gjatë vizitës zyrtare në Tiranë. Gjithsesi, gjithçka mbetet për t’u verifikuar.

GSH.al

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?