Frikë nga hakmarrja? Familja e Shallarit ndërron banesën

Familja e Mikel Shallarit, të akuzuarit për vrasjen e komisar Artan Cukut, ka ndërruar banesë. Shallari jetonte me familjarët në një banesë në Tiranë. Burime nga policia sqaruan se kjo është pjesë e masave që ka marrë policia për sigurinë e jetës së familjarëve të tij.

Veprim ky që mund të shërbejë edhe si një shtysë për të bindur Mikel Shallarin të bashkëpunojë me Drejtësinë. Deri në muajin tetor të vitit të kaluar, Mikel Shallari, me origjinë nga Skrapari, ka jetuar në fshatin Dikater të Kuçovës, nga ku u largua në kohën që motra e tij fitoi të drejtën e studimit në Tiranë.

Që nga ajo kohë, 24-vjeçari ishte zhvendosur për të jetuar në Qytetin Studenti bashkë me të motrën. Para tre muajsh, edhe prindërit e tij u larguan nga Kuçova drejt Tiranës, pasi i ati i tij gjeti një punë si shofer në kryeqytet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?