Fshehje të ardhurash dhe lotari të palejuara, në pranga 48-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një shtetas dhe dy të tjerë po procedohen në gjendje të lirë pasi akuzohen për fshehje të ardhurash dhe organizim të lotarive të palejuara.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Lorenc Teranaj, 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Trafik narkotikësh” si dhe u proceduan penalisht shtetasit me inicialet E. Th., 48 vjeç, dhe A. C., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrollet e ushtruara në ambientet e përdorura për lojëra fatesh, (në përdorim të Lorenc Teranajt) nga shtetasit e sipërpërmendur, janë konstatuar edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Swiss Digital Desktop Reklama

– 6 aparatura elektronike lojërash fati
– 5 aparate transmetues Dream Box (shërbejnë për transmetimin e ndeshjeve në mënyrë pirate)
– 1 tavolinë pokeri
Në ambientet në përdorim të shtetasve E. Th. dhe A. C., janë gjetur:

Swiss Digital Mobile Reklama

– 10 aparate transmetues Dream Box (shërbejnë për transmetimin e ndeshjeve në mënyrë pirate).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale, “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?