“Furtuna” në Policinë e Shtetit nuk kursen as kreun e Kufirit në Portin e Durrësit. Pse u shkarkua dhe kush e zëvendëson
Pjesë e ndryshimeve në Policinë e Shtetit përveç 29 emrave që erdhën zyrtarisht, dhe Drejtorit të Policisë Shkencore që ndodhi një ditë më vonë, është Edhe Drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Portin e Durrësit, Boge Budini, siç bën me dije “Balkanweb“.
Referuar të njëjtave burime policore, Ai është shkarkuar nga detyra dhe në vend të tij është komanduar Lindita Nushi.
Duke iu referuar policisë, edhe lëvizja e tij vjen në funksion të nevojës për të përmbushur sa më mirë prioritetet si dhe për të përmirësuar më tej punën e strukturave vendore të Policisë, në reflektim edhe të arritjeve dhe problematikave të konstatuara gjatë vitit 2016 dhe tremujorit të parë këtij viti.
Por, duke iu referuar burimeve të saj thotë që shkarkimi ka lidhje edhe me ngarkesën e madhe të drogës që u lejua të kalonte përmes portit të Durrësit, plot 10 ton kanabis në dy episode të ndryshme në shkurt dhe mars 2017 përmes pikave kufitare dhe që me pas u kap në shtetin fqinj të Italisë që çoi në “shkrirjen” e stacionit të policisë në portin e Durrësit.
Kujtojmë se në pranga ranë efektivë të policisë së portit të Durrësit si dhe doganierë të Qafë-Thanës, Durrësit e Tiranës. Sëbashku me 4 arrestimet e mëhershme në Qafë Thanë numri total i të arrestuarve ka shkuar në 18. Mes të arrestuarve është dhe Shefi i Stacionit policor të Portit të Durrësit.
/BW

