Fushata e 18 qershorit/ Qeveria miraton statusin e naftëtarit. Ja përfitimet

Kur na ndan afro 1 muaj nga zgjedhjet parlamentare, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, një dalje për mediat, ka bërë të ditur vendimin e qeverisë për hyrjen në fuqi të statusit të naftëtarit.

Rreth 5 mijë persona pritet që të përfitojnë nga statusi i naftëtarit ndërkohë që 2 mijë të tjerë do të përfitojnë pension. Personat që përfitojnë statusin, sipas përcaktimeve të këtij ligji, pajisen me dëshmi zyrtare identifikuese, të përcaktuar nga komisioni i ngritur për këtë qëllim.

Punonjësit e industrisë së naftës dhe gazit që gëzojnë statusin e naftëtarit dhe që dalin në pension ose kanë dalë në pension, përfitojnë shtesë pensioni në masën 1 % për çdo vit pune por jo më shumë se 40 % të vlerës së pensionit të plotë të pleqërisë, të llogaritur apo aktual, për punonjësit që kanë jo më pak se 30 vjet punë për burrat dhe 25 vjet punë për gratë, në industrinë e naftës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?