FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fyeu gjyqtarin gjatë seancës dhe kanosi rojen e gjykatës, pranga 40-vjeçarit në Korçë

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Korçë, pasi akuzohet se gjatë seancës për pajisjen me urdhër mbrojtje të bashkëshortes, ka fyer gjyqtarin e çështjes.

Gjithashtu ai ka kanosur me fjalë edhe rojen e sigurisë së gjykatës.

Specialistët për hetimin e krimit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Swiss Digital Desktop Reklama

”K. Dh., 40 vjeç, banues në fshatin Barmash, Kolonjë, (i dënuar më parë për veprën “Dhuna në familje”) pasi gjatë seancës e cila zhvillohej në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për pajisjen me urdhër mbrojtje të bashkëshortes së tij shtetases S. Dh., 37 vjeçe, banuese në fshatin Bulgarec, Korçë, ky shtetas ka fyer gjyqtarin e çështjes A. L., si edhe ka kanosur me fjalë 37-vjeçaren dhe rojen e sigurisë së Gjykatës, shtetasin I. B”, thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Dhuna në familje”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?