‘Gangsta life’/ FOTOT me armë të vrasësit të dyshuar të komisar Artan Cukut

24-vjeçari Mikel Shallari, i cili është ndaluar si autori i dyshuar për vrasjen e komisar Artan Cukukut më 8 prill 2017, rezulton një person me precedentë të mëparshëm penalë.

Këtë e konfirmoi edhe Haki Çako, drejtori i Policisë së Shtetit, në një dalje për mediat.

Sipas raportimeve të pakonfirmuar nga policia, ai ka qenë i arrestuar për trafik lëndësh narkotike në Zvicër, si dhe ka pasur disa përplasje me efektivët e Policisë së Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mikel Shallari

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, ai shfaqet duke pozuar me armë. Mesa duket shfaqja e një jete prej “gangsteri” është një hobi i tij.

Ndalimi i tij u bë nga policia e kryeqytetit dje, në afërsi të zonës së njohur si “Pallatit me Shigjeta”, teksa udhëtonte në makinë me një mikeshën e tij dhe një person që nuk rezulton të jetë i përfshirë në ngjarje.

/syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?