Gjashtë programe të reja strehimi, ja kush përfiton

Qeveria ka miratuar projektligjin për strehimin social dhe shumë shpejt pritet të shqyrtohet në Kuvend. Scan-TV raporton se do të ketë gjashtë lloje programesh sociale të strehimit që janë si më poshtë:

a) programi i banesave sociale me qira (BSQ);
b) programi për përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese, deri në një ndërtim të ri;
c) programi i banesave me kosto të ulët (BKU);
ç)  programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi;
d) programi për krijimin e banesave të përkohshme;
dh) programi i banesave të specializuara.

Për të përfituar nga këto programe kualifikohen të gjithë individët mbi 18 vjeç dhe familjet e regjistruara në zyrat e gjendjes civile, të cilat plotësojnë kushtet e ligjit. Të mos pasurit në pronësi një banesë, apo zotërimi i një banese apo sipërfaqeje banimi jashtë standardeve në fuqi janë disa nga kushtet. Gjithashtu mund të përfitojnë të gjithë ata që kanë mbetur të pastrehë si rezultat i fatkeqësive natyrore, i prishjes së objekteve të pakualifikuara si banesë, zhvendosjes për shkak të investimeve publike dhe nga zbatimi i vendimeve gjyqësore apo akteve administrative. /Scan/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?