Gjenden 89 kg drogë në një banesë në Selanik, arrestohet greku dhe partnerja e tij shqiptare

Rreth 89 kg marijuanë janë gjetur nga policia greke në një banesë në Selanik.

Sipas mediave greke operacioni u zhvilluar në zonën Retzikiou ku në një banesë janë gjetur dhe sekuestruar 88 kg 988 gram marijuanë, 12.4 kg prej të cilave të llojit “çokollatë”.

U sekuestruan gjithashtu 554.8 gram kokainë, 384 gram përzierës, 1 pistoletë, 70 fishekë, 3350 euro, 2 peshore, 1 presë mekanike, 2 celularë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka arrestuar një shtetas grek 39 vjeç dhe partneren e tij shqiptare 31 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?