Gjenden të vdekur dy të rinj shqiptarë në Itali – Nisin hetimet

Dy të rinj shqiptarë janë gjetur të vdekur në një gurore të braktisur në komunën Acquasanta në provincën e La Spezia.

Policia italiane ka zbuluar trupat e pa jetë të dy shqiptarëve gjatë natës së shkuar dhe njëri prej tyre është identifikuar. Ai quhet Fabiol Kycyku 19 vjeç të cilin familjarët kanë denoncuar zhdukjen e tij të dielën e shkuar. Identiteti i shqiptarit të dytë ende nuk është konfirmuar nga autoritetet italiane.

Hetimet e para të mjekut ligjor kanë verifikuar se dy të rinjtë kanë humbur jetën rreth 3 ditë më parë në mënyrë aksidentale duke rënë nga një lartësi prej 40 metrash nga rruga bregetare që çon në territorin turistik “Cinque terre”-

Swiss Digital Desktop Reklama

Në trupat e tyre nuk janë gjetur shenja dhune ose plagë të shkaktuara nga armë zjarri apo armë të ftohta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbi këtë ngjarje policia italiane ka nisur një proces hetimor.

Kush është emigranti shqiptari, 19-vjeçari që u gjet i vdekur?

Fabiol Kycyku 19 vjeç është një nga 2 të rinjtë shqiptarë të gjetur të vdekur gjatë natës së shkuar në një minerë të braktisur në provincën e La Spezia.

Fabiol Kycyky jeton prej 3 vitesh në La Spezia e punon si mekanik. Familjarët kishin humbur kontaktet me të që në mbrëmjen e datës 21 maj duke denoncuar zhdukjen e tij në policinë italiane.

Familjarët kanë rrëfyer se Fabioli është larguar nga banesa pa marrë asgjë me vete, as dokumenta as para e vetëm telefonin celular i cili rezulton i përdorur deri më orën 21.00 të natës 21 maj.

Rasti i Fabiol Kycyky është bërë publik dhe në emisionin televiziv investigativ “Chi l’Ha visto?” (Kush e ka parë).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?