Gjendet gruaja e zhdukur prej një jave nga shtëpia, policia e gjeti pranë…
Gjendet 36-vjeçarja e cila prej shtatë ditësh rezultonte e humbur. Policia e Dibrës njofton se ka gjetur shtetasen F.K banuese në njësinë Administrative Maqellarë-Dibër, e cila prej një jave ishte larguar nga banesa e saj.
“Uniformat blu kanë vijuar kërkimet në mënyrë intensive për gjetjen e saj, ku krahas shërbimeve të Policësë Vendore ishin angazhuar edhe Polumbarët e Renea-s. Pas 7 ditësh kërkimesh, Policia e Dibrës në bashkëpunim me familjarët e shtetases së lartë përmendur, gjatë ditës së djeshme kanë bërë të mundur gjetjen e saj, (në një kodër pranë rezervuarit të fshatit Grezhdan)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shtetasja F.K, është dërguar në Spitalin Rajonal Peshkopi, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

