Gjendet i vetëvarur 35-vjeçari nga Himara

Një 35-vjeçar është gjetur i vetëvarur me litar pranë banesës së tij. Siç njofton policia ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 17:50, në fshatin Tërbaç të Himarës është gjetur i vetëvarur shtetasi E.B., rreth 35 vjeç.

Policia është njoftuar nga familjarët e viktimës.Në vendngjarje ka shkuar menjëherë grupi hetimor ku ka konstatuar se ngjarja ka ndodhur në një përrua pranë banesës së këtij shtetasi.

Viktima është gjetur nga familjarët e tij i vetëvaruar me litar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga hetimet e kryera, bazuar edhe në deklarimet e familjarëve dyshohet se personi ka patur probleme psikologjike kohët e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?