Gjendet një trup i pajetë në Kuç të Himarës
Aktualitet E Shtunë, 22 Maj 2021 07:21
Një person u gjet i vrarë me armë zjarri këtë mëngjes, në përroin e fshatit Kuç, të Bashkisë Himarë.
Hetimet e para në vendngjarje zbuluan se trupi i përket një 40-vjeçari të identifikuar tashmë nga policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
Viktima është Dashamir Zeneli, të cilit iu gjetën plagë me armë zjarri në trup.

