Gjendet pajetë pronari i pularisë, dyshohet të jetë vetëvrarë
Aktualitet E Martë, 20 Korrik 2021 19:09
Një 67-vjeçar, pronar i një pularie në fshatin Porodinë të Korçës është gjetur i pajetë në ambientet e aktivitetit të tij privat.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, H. M., rreth 67-vjeç nuk ka pasur shenja dhune në trup. Ndërkohë që dyshohet se ai është vetëvrarë me pistoletë, armë e cila u gjet në afërsi të trupit të tij.
U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave/shkaqeve të ngjarjes.

