Gjiknuri inspekton Vjosën, thirrje banorëve: Bashkëpunoni për evakuim, jeta juaj në rrezik

Ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ka udhëtuar me urgjencë drejt Vlorës për të inspektuar nga afër situatën pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut.

Në një prononcim për ‘News24’ Gjiknuri theksoi se problematike ngelet dalja nga shtrati i Vjosë, ndërsa shtoi se banorët që rrezikohen nga lumi duhet të lënë banesat.

“Lumi i Vjosës të dalë nga shtrati. E rëndësishme është që qytetarët të bashkëpunojnë me autoritet për evaukim pasi jeta e tyre është në rrezik. Ne vlore situata paraqitet e rende. Ne tani do bëjmë mbledhjen e Shtabit të Emergjencës në Prefekturën e Vlorës.”, tha Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, që prej orëve të paradites Vjosa ka dalë deri diku nga shtrati, ndërkohë që pritet vështirësimi i situatës. Nga Vjosa rrezikohen qindra banorë të 4 fshatrave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?