Gjimnazet me turne, lëndët shkencore më prioritet për t’u mësuar

Pas pushimeve verore, viti i ri shkollor nisi me turne dhe orare të reduktuara. Në rrugë “online”, prindërit kanë nisur firmosjen e një peticioni ku kundërshtojnë mësimin e fëmijëve me kohë të pjesshme.

Prindërit shprehen se pandemia e Covid-19 nuk mund të cungojë marrjen e dijeve, e aq më tepër me orare të papërshtatshme. Ministria e Arsimit ka bërë ndarjen e shkollave të cilat për shkak të numrit të lartë të nxënësve, duhet të alternojnë mësimin me turne.

Bëhet me dije se lëndët shkencore më prioritet për t’u mësuar. Po ashtu do të ketë edhe mësim me katër turne. Udhëzimi për mësimin me turne dhe orët e reduktuara nuk ka një afat përfundimtar nga Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë, pasi çdo skenar do të varet nga situata pandemike në vend.

SHKARKO APP