Gjin Gjonit i akordohet titulli i ‘Mirënjohjes’, nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës i akordon titullin e Mirënjohjes, Gjin Gjonit për kontributin e tij, në anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Rrjetin Ballkanik dhe Euro Mesdhetar, si dhe anëtarësimin në bordin e këtij Rrjeti.

Gjoni mori pjesë në cilësinë e Presidentit të Rrjetit, në konferencën e 7 gjyqësore në Kosovë, ku mbajti edhe një fjalë përshëndetëse.

Në këtë konference, Gjoni takoi edhe shkëmbeu një bisede të shkurtër edhe me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë punimeve të konferencës, Gjoni zhvilloi takime me të gjithë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu Gjoni u takua edhe me ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, me të cilin shkëmbeu ide rreth sistemit gjyqësor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?