Gjoni: Shkarkimin e Metës nuk do t’a votoja kurrë
Deputeti Ralf Gjoni ka reaguar sërish në lidhje me debatin për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga Kuvendi.
“Përsëri për të gjithë shpifësit inflacionistë e injorantët që keqinterpretojnë në tellallin mediatik: E thashë hapur dje se kuk ka, dhe nuk do të ketë akt parlamentar për shkarkimin e presidentit të Republikës.
Parlamenti nuk është Gjykatë Kushtetuese, dhe në mungesë të saj shkarkimi i presidentit është i pamundur.
E kam shprehur QARTË që ditën e parë që hyra në Kuvend se shkarkimin e Ilir Metës nuk do e votoja kurrë në kushtet aktuale. E përsëris se vota ime në çdo akt parlamentar mbetet e kushtëzuar me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe korrigjimin e masakrës elektorale te vitit 2008! Kjo është arsyeja madhore për të cilën kam pranuar mandatin. Për më tepër, do shprehem të enjten në seancë plenare”, shprehet deputeti Gjoni

