FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rikthehet në detyrë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako

Gjykata e Apelit ka rrëzuar sot vendimin për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako.

Kësisoj, kjo gjykatë ka pranuar kërkesën për rikthim në këtë detyrë të kryepolicit, i cili u pezullua në kuadrin e skandalit të përgjimeve. Lajmi u konfirmua nga avokati i tij, Maks Haxhia, i cili tha në përfundim të seancës gjyqësore se nga ky moment, Çako do të vijojë punën në krye të Policisë së Shtetit.

“Ishte një proces ku u paraqitën provat. Gjykata e Apelit vlerësoi se nuk ka vepër penale të konsumuar nga klienti im”, sqaroi Haxhia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se kryepolici Haki Çako u pezullua nga detyra, ndërsa dy oficerë të policisë u lanë në arrest shtëpie nën akuzën e prokurorisë për pajisjen përgjuese dhe me vendim të gjyqtarit Arjan Aliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?