Gjykata shpall të pafajshme kreun e IKMT, Dallëndyshe Bici: Triumf mbi zaptuesit e pronës publike

Gjykata e Apelit Korçë ka shpallur sot të pafajshme kryeinspetoren e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici, nga akuza “shpërdorim detyre” ngritur nga prokuroria Pogradec pas kallezimit te Mitat Cake, pronar i një objekti në rrugën kombëtare Lin-Pogradec prishur nga IKMT përgjatë aksionit në vitin 2014 në kuadër të rehabilitimit në funksionalitet të territoreve publike.

Në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, kjo çështje është regjistruar që në 03.10.2014. Gjykata ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë dhe e ka shpallur znj.Bici të pafajshme nga akuza e shpërdorimit të detyrës. Çështja është apeluar dhe pas një beteje të gjatë ligjore, sot është dhënë vendimi nga Gjykata e Apelit Korçë, që ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Pogradecit.

E pyetur për këtë vendim, kryeinspektorja e IKMT Dallëndyshe Bici u shpreh se: Kjo nuk është vetëm fitore e ligjshmërisë. Eshtë forca e drejtësisë që truimfon mbi forcën e zaptuesve të pronës publike dhe përkrahësve të tyre, në dhe pas skene. Gjithsesi puna ime dhe e institucionit që unë drejtoj do të vazhdojë vetëm në shërbim të ligjit dhe publikut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?