FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjykatësi i Krimeve të Rënda, Bardhyl Dhamo gjendet i vdekur në banesë


Burimet fillestare të policisë, bëjnë me dije se gjyqtari 48-vjeçar dyshohet të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale. Policia tha se është vënë në dieni për ngjarjen nga një telefonatë rreth orës 16:00. “Shërbimet e Komisariarit të Policisë Nr.1 Tiranë, morën njoftim përmes një telefonate të mbërritur në sallën operative, ku rrëth orës 16.00′ është gjetur i vdekur në banesën e tij, të ndodhur në rrugën “Ali Demi” Tiranë, shtetasi Bardhyl Dhamo, 48 vjeç, me detyrë Gjyqtar, pranë Gjykatës për Krimet e Rënda Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë së kryeqytetit. 

Policia thekson se, “aktualisht, grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale, ku paraprakisht dyshohet se vdekja ka ndodhur në mënyre natyrale”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?