Gjyqi i Emiljano Shullazit, përballje e ashpër me dëshmitarin e penduar Ylvi Beqja
‘U kërcënova dhe nën mbrojtje. Më afruan 7 milionë euro që të tërhiqesha.” Kjo ka qënë dëshmia e fortë e dëshmitarit të penduar Ylvi Beqja në seancën gjyqësore që po zhvillohet prej dy orësh në Tiranë ndaj bandës së Emiljano Shullazit.
Në seancën gjyqësore ka pasur debate të ashpra ndërmjet Shullazit dhe Beqjes.
Beqja ka pohuar para togave të zeza se Shullazi dhe grupi i tij e kishin kërcënuar me armë. Kaq ka mjaftuar që mes dëshmitarit të penduar të drejtësisë, Beqaj dhe të pandehurve të nisë një debati i ashpër. “Shullazi dhe grupi i tij më kërcënuan me armë. U kërcënova edhe nën mbrojtje”, pohoi Beqaj.
Ai deklaroi se edhe gjatë kohës që ka qenë në mbrojtje ishte kërcënuar dhe se dikush i kishte ofruar 7 milionë euro për të tërhequr padinë kundrejt Emiljano Shullazit.
“Dikush më ka kërkuar të tërhiqem nga denoncimi në emër të Shullazit. Më kanë ofruar 7 milion euro që të tërheq padinë kundrejt Shullazit” mësohet të ketë thënë Beqaj gjatë dëshmisë së tij.
***
Gjykata e Krimeve të Rënda është vënë në qendër të vëmendjes së opinionit publik dhe kronikës së zezë për shkak dy çështjeve të rëndësishme që janë shqyrtuar sot në seanca të ndryshme.
Së pari ishte çështja e laboratorit të drogës në Xibrakë, ku sot Prokuroria ka dhënë pretencën për 8 persona, përfshirë edhe nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha.
Por sot në mesditë ishte dhe seanca ndaj Emiljano Shullazit për gjobëvënie ndaj biznesmenit Ylvi Beqja. Në seancën e sotme trupa gjyqësore do tentojë të përballë Shullazin me biznesmenin Ylvi Beqja.
Ky i fundit pritet të shoqërohet nën masa të rrepta sigurie në Gjykatë. Nuk dihet nëse Shullazi do vijojë të përballet me Beqjan apo do ndjekë të njëjtën strategji që ë dështojë marrja e dëshmisë nga biznesmeni.
Ai thotë se Shullazi me miqtë e tij i kanë marrë 500 mijë euro në çeqe. Sipas mbrojtjes, Beqja është i pabesueshëm pasi po hetohet për pastrim parash.

