Gjyqtarja Majlinda Andrea dënohet me 3 vjet shërbim prove

Gjykata e Lartë dënoi sot me katër vjet burg gjyqtaren Majlinda Andrea, e akuzuar për korrupsion. Dënimi do ti konvertohet në 3 vjet shërbim prove.

Prokuroria kishte kerkuar denimin me 4 vite burg per gjyqtaren dhe 5 vite për bashkëshortin e saj si dhe sekuestrimin e 50 mijë eurove të përfituara nga korrupsioni.

Korrupsioni, për herë të parë në Shqipëri dënohet me burg një gjykatës. Vendimi dhe për burrin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Majlinda Andrea u shpall fajtore për korrupsion por vuajtja e dënimit pezullohet dhe konvertohet në 3 vjet shërbim prove.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjykata vendosi sot edhe dënimin me 1 vit e 6 muaj burg per Odise Andrean, bashkëshortin e gjyqtares. Për të dy gjykata dha edhe një dënim plotësues, atë të heqjes së të drejtës së ushtrimit të detyrës për 5 vjet.

Eleni Linos iu caktua 2 vjet pezullim ushtrim u funksionit publik. Gjykata vendosi edhe konfiskimin e 50 mijë eurove që janë sekuestruar burrit të gjyqtares.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?